Shoqria aksionare për transportin e automjeteve, udhëtarëve dhe ngarkesave SHA “Pomorski saobraćaj” në përbërjen e vet ka 6 (gjashtë) tragete. Tragetet e SHA “Pomorski saobraćaj” lidhin dy brigje në gjirin e Bokës së Kotorrit në rajonin e ngushticës së gjirit Verige. Trafiku i rregullt zhvillohet në kalimin në vendet Kamenari dhe Lepetane. Bëhet fjalë për dy vende brenda gjirit, Kamenaret nga ana e H. Novit dhe kufirit me Kroacinë dhe Lepetane nga ana e Tivatit dhe Budvës.
Flotën e “Pomorski saobraćaj” e përbëjnë tragete:
Detyra themelore e kompanisë SHA “Pomorski saobraćaj” është kryerja efikase e shërbimeve të transportit të automjeteve dhe udhëtarëve nga njëri breg në bregun tjetër.
Përpiqemi të jemi në hap me nevojat e klientëve tanë, të cilët çdo ditë, 24 h, i kanë në dispozicion shërbimet tona. Orari i udhëtimeve, si dhe numri i trageteve që qarkullojnë i përshtaten intensitetit të trafikut gjatë tërë vitit.