/
    ORARI I UDHËTIMEVE! – Trafiku në kalimin me traget Kamenari – Lepetane zhvillohet pa ndërprerje – NON - STOP!

     

     

    CSS input Button Width Css3Menu.com

     

    SR-CG EN-EN RU-RU AL-AL
    Shfrytëzuesve të shërbimeve tona, për të gjitha informatat shtesë, gjatë 24 orëve në dispozicion janë numrat e telefonit:

    +382 31 673 522 (pas 16 h biletaria në Lepetani)
    dhe
    +382 31 673 558 (pas 16 h biletaria Kamenari)
    PËR NE
    Zhvillimi historik

    Vendasit e Lepetanit dhe Kamenarit që nga lashtësia me varka kanë kaluar nga njëra anë në tjetrën. Thjeshtë, bëhet fjalë për rrugën më të shkurtër natyrore në mes dy brigjeve në Gjirin e Bokës së Kotorrit. Ndërtimi i trapeve të vegjël me të cilët krahas njerëzve kanë transportuar edhe karrocat, ka filluar në vitin 1898. Me këtë vit lidhet edhe ndërtimi i limaneve të para në të dyja anët e bregut. Themeluesit e këtij lloji të transportit kanë qenë vendasit nga Kamenari, Shpiro Millosheviq dhe Shpiro Sekulloviq. Trapat e parë (me emrin lokal “Catare”) janë përbërë nga dy varka që kanë qenë të lidhura me një platformë prej dërrasash.
     Trapi – dy varka të lidhura me platforma dërrasash

    Iniciativën e themeluesve e kanë vazhduar dhe ruajtur vendasit Miho dhe Enriko Aranzulo të cilët kanë pasur dy barka peshkatarësh me motor me të cilat kanë bërë transportin e udhëtarëve dhe automjeteve rrugore ndërmjet dy luftërave botërore.
    S  Trapi me barka me motor i vëllezërve Aranzulo në Kamenari në vitit e 20 - ta

    Pas luftës së II – të botërore, ndërmarrja komunale e H. Novit me familjen Aranzulo ka lidhur një kontratë për blerjen e tri barkave të tyre, kurse Aranzulo me ekuipazhin e vet ka kaluar në marrëdhënie pune në ndërmarrjen komunale H. Novi dhe në këtë mënyrë është bashkuar shërbimi i trageteve në linjën Kamenari – Lepetani. Ndërmarrja komunale e Herceg Novit, në atë periudhë ka mbajtur linjat lokale të anijeve dhe transportin me autobuse në territorin e komunës, kurse në kuadër të tij, si njësi e veçantë e punës ka ekzistuar “Pomorski saobraćaj”. Njësinë e punës “Pomorski saobraćaj” e kanë përbërë dy anije të vogla të lundrimit bregdetar, “Milloçer” dhe “Mamula”, të cilat në qershor të vitit 1962 i kanë marrë nga ish ndërmarrja “Brodarstvo” nga Herceg Novi, pastaj dy anije me motor të lundrimit lokal “Durmitorac” dhe “Rose” dhe tri varka për transportin me tragete të automjeteve. Me ndërtimin e magjistralës së Adriatikut në vitin 1966 dhe me përmirësimin e trafikut lokal, si e domosdoshme imponohet rritja e kapaciteteve dhe përmirësimi i transportit me tragete i automjeteve dhe udhëtarëve, sepse rruga rreth gjirit akoma nuk ka qenë e rindërtuar, gjë që do të thonte se i gjithë komunikacioni tranzit është bërë me tragete. Kështu që për varkat ekzistuese, në kantierin detar Bijela, është ndërtuar një platformë shtesë më e madhe e cila ka mundur të transportojë më shumë autobusa dhe kamionë.
     Anija me platformë e ndërtuar në Kantierin detar Bijella është montuar në varkat e vitit 1966

    Në vitin 1967 marina Jugosllave i jep një anije Ndërmarrjes komunale H. Novi, në të cilën ka pasur nevojë për riparime të vogla, me qëllim që t'i përshtatet nevojave të transportit me traget të automjeteve dhe udhëtarëve, e riparimet janë bërë në uzinën për riparime në Tivat. Njëherit, kjo ishte edhe modernizimi i parë i rëndësishëm i shërbimit të trageteve në ngushticën Verige.
     Trageti »Kamenari« në ngushticën Verige në vitin 1966

    Pas tragetit »Kamenari«, me qëllim të modernizimit të mëtejshëm të shërbimit të trageteve, prej marinës luftarake të Jugosllavisë janë blerë edhe dy anije ushtarake. Është fjala për anijet »Lepetane« dhe »Perast«, të cilat janë përshtatur për nevojat e transportit me tragete të automjeteve dhe udhëtarëve në kantierin detar »Inkobrod« në Korçula. Në vitin 1981, me porosi, është ndërtuar edhe një traget dukshëm më i madh me emrin »Igallo«.
     Tragetet e Ndërmarrjes komunale Herceg – Novi, OBPB »Pomorski saobraćaj«, në ngushticën Verige në vitin 1988

    Në pajtim me ligjin e punës së bashkuar të vitit 1977, në Organizatën komunale të punës H. Novi, janë themeluar 4 Organizata bazë të punës së bashkuar (OBPB), e njëra prej tyre ka qenë OBPB »Pomorski saobraćaj«. Këshilli i punëtorëve i OBPB »Pomorski saobraćaj«, më 1 janar 1990 ndahet nga Organizata komunale e punës Herceg Novi dhe themelon Ndërmarrjen e re për trafik detar me seli në Kamenari. Prej vitit 1995 e deri në vitin 2014, ndërmarrja „Pomorski saobraćaj“ funkcionon si Shoqëri aksionare, ku më pas e ndryshon formën e organizimit në Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar. Gjatë gjithë kohës së zhvillimit, janë investuar mjete të konsiderueshme financiare në tragete të rinj, ssi dhe në rregullimin dhe adoptimin e rrugëve qasëse të komunikacionit, skelave dhe bregdetit. Në vitin 2009 në kantierin detar "Izola" në Slloveni është ndërtuar trageti i ri i pesti me radhë, me emrin "Grbalj". Njëherit "Grbalj" është trageti më i madh prej të gjithë trageteve të ”Pomorski saobraćaj", Në vitin 2011, në kantierin detar "Tehnomont" në Pula, është ndërtuar edhe trageti i gjashtë, për nga madhësia i dyti i flotës, që ka emrin "Teodo". 
     Trageti „Grbalj
     Trageti „Teodo“

    Bashkimi i tragetit "Teodo" flotës ekzistuese, për punën e mëtejshme do të thotë rritje e kapaciteteve dhe përmirësim shtesë i cilësisë së shërbimeve të transportit me tragete të automjeteve, udhëtarëve dhe ngarkesave gjatë tërë vitit, e posaçërisht gjatë verës në të ashtuquajturin vlug i sezonit turistik. Me blerjen e tragetit "Teodo", ”Pomorski saobraćaj", për të parën herë prej se ekziston, ka rezerva riparuese në kapacitete, gjë që dukshëm kontribuon në besueshmërinë e ofrimit të shërbimit të transportit të automjeteve dhe udhëtarëve.